Dr. Lavdim Berisha u lind në vitin 1983 në Klinë. Në këtë qytet përfundoi shkollën fillore dhe shkollën e mesme të Mjekësisë.
Studimet në fakultetin e Mjekësisë i bëri në Universitetin e Prishtinës të cilat i filloi në vitin 2002 dhe mbaroi në vitin 2008.
Menjëherë pas përfundimit të fakultetit të mjekësisë, për dy vite punoi në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” në Klinë.
Nga viti 2010 deri në vitin 2015 përfundoi specializimin në fushën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas kësaj mori titullin – Specialist ortoped – traumatolog.
Nga vitit 2016 punon si specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë në “Royal Hospital” në Prishtinë, si dhe nga viti 2021 është pjesë e ekipit të specialistëve që punojnë në Poliklinikën “Medic Al” në Klinë.
Gjatë kohës së specializimit dhe pas tij ka ndjekur trajnimet në qendrat e ndryshme europiane dhe ka marrë mbi 50 certifikata nga organizatat e inistitutcionet më të mëdha botërore në fushën e Ortopedisë sikur: Austri, Finlandë, Poloni, Gjermani, Turqi, Francë, Greqi, Kroaci, Portugali e Slloveni.
Gjithashtu, Dr. Lavdim Berisha është anëtar me të drejta të plota i BAFAS (Balkan Foot & Ankle Society) dhe EFAS (European Foot & Ankle Society), si dhe Shoqatës Botërore të Traumës së Sistemit Muskulo-skeletor (AO).